Mësimi i gjuhës angleze në "Këndin Amerikan", në interes për nxënësit
Në "Këndin Amerikanë në Bujanoc janë ndarë certifikata për suksesin e treguar të nxënësve në kuadër të kursit të gjuhës angleze.Ambasada Amerikane përmes programit “Access Microscholaship Program” financon ndjekjen e kursit të gjuhës angleze nga nxënësit prej moshës 13 deri në moshën 15 vjeçare.
Për ndjekjen e këtij kursi përzgjidhen nxënësit të cilët kanë talent dhe interes për të mësuar gjuhën angleze.
Programi implementohet nga shoqata e mësimdhënësve të gjuhës angleze “ELTA” në bashkëpunim me “Këndin Amerikan” për programin e mësimit të gjuhës angleze në kuadër të Ambasadës Amerikane në Beograd.
Gjatë prezantimit të këtij program përfaqësuesja e kulturës në ambasadën Amerikane në Beograd Erika Kin tha se gjuha angleze është gjuhë e internetit, shkencës dhe teknologjisë e cila ka një rëndësi të madhe dhe duhet të mësohet nga çdo nxënës.
Gjatë kësaj ceremonie Kin shpërndau edhe certifikate nxënësve për suksesin e treguar gjatë mësimit të gjuhës angleze dhe inkurajoi ata për suksese të mëtejme./Titulli.com/